Në Sheshin Tahrir, në Kajro, policia përdori gaz lotsjellës ndaj kundërshtarëve të Presidentit Mohammed Mursi, njofton Agjencia Reuters.

Aksionet e protestave, që kanë mbledhur mijëra pjesëmarrës, u zhvilluan para ndërtesave të Administratës presidenciale dhe Qeverisë së Egjiptit. Në të njëjtën kohë opozita zhvilloi protesta masive edhe në qytete të tjera të mëdha të vendit.

Liderët e opozitës, duke përfshirë ish-Kreun e ANEA-s (International Atomic Energy Agency, IAEA), laureatin e Çmimit Nobel Mohamed El-Baradei, dhe ish-Kreun e Ligës Arabe Amr Musa, bënë thirrje për protesta masive menjëherë pasi Mursi bëri ndryshime në Deklaratën kushtetuese të Egjiptit, duke zgjeruar ndjeshëm kompetencat e tij. Sipas opozitës ai po përpiqet të kryejë një grusht shteti në Egjipt.