Sot në ditën e mbylljes së Samitit të jashtëzakonshëm të BE-së nuk u miratua buxheti i unifikuar 7-vjeçar i Bashkimit Europian. Diskutimet e takimit në rang të lartë u ndërprenë më 16:30 (19:30 sipas orës së Moskës), pasi midis grupeve të vendeve anëtare lindën mosmarrëveshje si për sa i përket përmasave të buxhetit të BE-së për vitet 2012-2020, ashtu edhe për strukturën e buxhetit, njoftuan përfaqësuesit e një sërë delegacionesh.

Kështu ky samit përforcoi tendencën e përçarjes brenda BE-së, njëkohësisht u rrit edhe frika lidhur me rënien e mëtejshme të bashkimit politiko-ekonomik më të madh të shteteve në botë.