Kreu i Administratës Kombëtare Palestineze Mahmoud Abbas iu drejtua Ligës Arabe me kërkesën për zhvillimin e një takimi të jashtëzakonshëm të organizatës në lidhje me "agresionin izraelit" në Rripin e Gazës, njoftoi sot Ministri i Jashtëm i Palestinës Riad Al-Maliki në një konferencë shtypi në Romë me Kreun e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë Giulio Terzi.

Sipas fjalëve të tij, Mahmoud Abbas ka ndërmend të ngrejë në të çështjen e veprimeve të Tel Avivit në territoret e pushtuara, në veçanti, dëbimin e shtetasve palestinezë nga shtëpitë e tyre. Kreu i Ministrisë së Jashtme të Palestinës gjithashtu dënoi edhe veprimet e ushtrisë izraelite, e cila sot vrau një palestinez dhe plagosi disa të tjerë, duke shkelur me këtë armëpushimin e arritur më parë.