Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen e ka siguruar Kreun e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse Sergei Lavrov se planet e Aleancës për të vendosur raketat "Patriot" në Turqi, në afërsi të kufirit me Sirinë, kanë thjesht karakter mbrojtës. Sipas njoftimit të përfaqësueses së NATO-s Oana Lungescu, Rasmussen i dha garanci për këtë Lavrovit gjatë një bisede telefonike të premten, e cila u mbajt me iniciativën e tij.

Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, të publikuar pas përfundimit të bisedimeve, theksohet se Lavrov ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me synimet e NATO-s për të vendosur sistemet e raketave "Patriot" në kufirin turko-sirian.