Protestuesit egjiptianë dogjën zyrat e lëvizjes islamiste të "Vëllazërisë Myslimane" në Aleksandri, Suez, Port Said dhe Ismailia. Të paktën 15 vetë u plagosën gjatë trazirave masive në Egjipt. Kjo u njoftua të premten nga kanali televiziv "Al Jazeera".

Demonstruesit, të cilët protestojnë kundër veprimeve të Presidentit Mohammed Mursi, i cili ka zgjeruar kompetencat e veta, hedhin me zë të lartë parullat: "Njerëzit duan përmbysjen e regjimit!" dhe "Largohu! Largohu! Largohu!".