Synimi i Turqisë për të vendosur në afërsi të kufirit me Sirinë raketat e NATO-s "Patriot" duhet të konsiderohet si një tjetër provokim i Ankarasë, deklaroi të premten televizioni shtetëror sirian, duke cituar një zyrtar pa bërë publik identitetin e tij.

Ky është reagimi i parë i Damaskut ndaj kërkesës turke drejtuar NATO-s për vendosjen e raketave "Patriot" në territorin e Turqisë, theksojnë mediat perëndimore.