Sot Presidenti i Rusisë, Drejtori i kompanisë "Rosneft" Igor Seçin dhe drejtori i Përgjithshëm i kompanisë norvegjeze "Statoil ASA" Helge Lund nënshkruan Deklaratën për mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e diversitetit biologjik gjatë eksplorimit dhe përvetësimit të burimeve minerare të shelfit kontinental të Arktikut të Federatës Ruse. Kjo bëhet e ditur nga shërbimi për shtyp i kompanisë ruse.

Mjedisi i Arktikut përbëhet nga ekosisteme me karakteristika dhe burime unike që kanë nevojë për masa të veçanta mbrojtëse, theksojnë përfaqësuesit e kompanisë. E vetëdijshme për këtë "Rosneft" mori iniciativën ta miratojë këtë deklaratë së bashku me partnerët.