Presidenti egjiptian Mohammed Mursi duhet të anulojë dekretet e tij dhe të shpallë krijimin e një komisioni të posaçëm për të dalë nga kriza politike. Me këtë deklaratë iu drejtua atij opozita - krerët e partive dhe lëvizjeve liberal-demokratike në vend. Ata kanë zhvilluar takime urgjente menjëherë pasi të enjten Mursi bëri ndryshime në Deklaratën kushtetuese, duke zgjeruar ndjeshëm plotfuqishmëritë e veta ekskluzive.

Në përgjithësi ndryshimet e bëra i japin Kreut të shtetit të drejta ekskluzive, kryesisht në sferën legjislative. Opozita në mënyrë kategorike nuk pajtohet me amendamentet e reja dhe e kërcënon Mursin me impiçment.