Aktivistët e të drejtave të njeriut bëjnë thirrje që, nëpërmjet një marrëveshjeje ndërkombëtare, të ndalohet përdorimi i robotëve autonomë, të cilët mund të përdorin armë zjarri pa kontrollin e njeriut. Human Rights Watch ka publikuar një raport 50-faqësh me titull "Humbja e njerëzimit: çështja kundër robotëve-vrasës", në të cilin paralajmëron se robotët nuk do të jetë në gjendje të bëjnë dallimin e vrasjes së ushtarit armik nga vrasja e popullisë civile.

Një armë e tillë nuk ekziston akoma, por sipas pohimeve të autorëve të raportit, këta robotë janë në procesin e zhvillimit në SHBA, Kinë, Gjermani, Izrael, Korenë e Jugut, Rusi dhe në Britaninë e Madhe. Ekspertët parashikojnë se robotët ushtarakë autonomë do të shfaqen pas 20-30 vitesh, por ndoshta dhe më herët.