Autoritetet izraelite kanë arrestuar pesë parlamentarë palestinezë në Bregun Perëndimor të lumit Jordan. Sipas njoftimit të shërbimit për shtyp të Israel Defense Forces, ata dyshohen për lidhje me grupin radikal palestinez "Hamas".

Forcat e sigurisë izraelite për të dytën ditë rresht po vazhdojnë të kryejnë bastisje në Bregun Perëndimor të lumit Jordan. Sot u arrestuan 28 palestinezë, të cilët ishin në shpallur në kërkim për krime të kryera kundër shtetit hebre. Pak kohë më parë u ndaluan edhe 55 persona, të dyshuar si militantë palestinezë.