Rusia dërgoi një skuadron të anijeve të Flotës së Detit të Zi në brigjet e Rripit të Gazës për të evakuuar shtetasit rusë në rast të një përshkallëzimi të konfliktit izraelito-palestinez, bën me dije një burim në Komandën e Përgjithshme të Forcave Ushtarake Detare ruse.

"Skuadroni i luftanijeve të Flotës ruse të Detit të Zi, në përbërjen e të cilit hyjnë kryqëzori raketor i rojes "Moskva", anija e patrullimit "Smetlivij", anijet e mëdha të desantit "Novoçerkassk " dhe "Saratov", rimorkiatori detar MB-304 dhe anija cisternë "Ivan Bubnov", morri urdhër të gjendet në rajonin e përcaktuar të pjesës lindore të Mesdheut", - bën me dije burimi i informacionit.