Korrespondenti i "Zërit të Rusisë" Laurent Brayard u takua me Zëvendëskryeministrin rus Arkadi Dvorkoviç në ambjentet e Expo, që po zhvillohet tani në Paris. Dvorkoviç shpjegoi se zhvillimi i Expo 2020 në Ekaterinburg është shumë i rëndësishëm për Rusinë, pasi Ekaterinburgu, duke u gjendur në udhëkryqin mes Azisë dhe Evropës ka një pozitë gjeografike shumë të përshtatshme në aspektin e logjistikës dhe "është një qendër e natyrshme në rrugët e lëvizjes së mallrave ndërmjet Europës dhe Azisë".

Zëvendëskryeministri gjithashtu vuri në dukje se Rusia e ka ekspozuar tashmë qytetin e saj strategjik të Vladivostokut, ku u organizua Samiti i APEC. Vitin e ardhshëm në Kazan do të organizohet Universiada Botërore, kurse gjashtë vjet më vonë tetë qytete të tjera do të presin ndeshjet e Kampionatit Botëror të Futbollit 2018, duke përfshirë edhe Ekaterinburgun.