Mikrosateliti "Sfera", i lëshuar në gusht me dorë nga kozmonauti rus Gennadi Padallka gjatë daljes në kozmos të hapur, ditën e shtunë do të largohet nga orbita dhe do të digjet në atmosferë.

"Koha e parashikuar e rënies së tij: 24 nëntor i vitit 2012 më 23:47 sipas orës së koordinuar mbarëbotërore (Grinuiç) me plus-minus 23 orë", - thuhet në një mesazh të postuar në faqen e Internetit të një prej filialeve të agjencisë hapësinore amerikane.

0Pas largimit nga orbita sateliti do të digjet plotësisht në shtresat e dendura të atmosferës.