0Megjithatë nënshkrimi i këtij dokumenti historik nuk qe e thënë të realizohej. Vendet perëndimore, natyrisht, fajësojnë për këtë Rusinë.

Thelbi i Traktatit - vendosja e ndalimit për shitjen e automjeteve të blinduara, armëve të lehta dhe municioneve regjimeve që ndërmarrin veprime luftarake kundër popujve të tyre. Rusia propozon kufizimin maksimal të numrit të pjesëmarrësve zyrtarë të marrëveshjeve, kontratave të armëve, tha në një intervistë me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Kryeredaktori i revistës "Mbrojtja kombëtare" (russ. «Национальная оборона») Igor Korotçenko:

- Kushti kryesor i Rusisë konsiston në faktin, që në këtë Traktat të përcaktohet në mënyrë të qartë se në rolin e operatorëve të realizimit të dërgesave të armëve mund të veprojnë vetëm e vetëm agjencitë e autorizuara të specializuara shtetërore. Dhe, sigurisht, për një numër të madh pjesëmarrësish Perëndimorë të procesit të negociatave kjo kërkesë është krejtësisht e papranueshme.

Sipas mendimit të bashkëpunëtorit shkencor të Institutit të Ekonomisë Botërore dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare (IMEMO) të Akademisë së Shkencave të Rusisë Igor Hohllov, vendet perëndimore në të vërtetë duan ta kthejnë Traktatin në një instrument presioni ndaj regjimeve të padëshiruara për to. Bashkimi Evropian, i cili në mënyrë aktive mbështet të ashtuquajturët kryengritës në Siri, dëshiron të bllokojnë qasjen në blerjen e armëve të regjimit të Bashar Al-Assadit nën pretekstin se trupat e tij po vrasin popullsinë e pafajshme paqësore të vendit. Kufizime të tilla selektive janë në kundërshtim me normat e së drejtës ndërkombëtare dhe shkatërrojnë themelet mbi të cilat bazohet sistemi, qoftë dhe i papërsosur, por i zhvilluar për vite të tëra me radhë, i tregtisë së armëve.

Ia vlen të theksohet se BE-ja aplikon tashmë Kodin e Sjelljes së Bashkimit Evropian për eksportin e armëve. Bazuar në këtë dokument BE-ja ka vendosur me radhë embargon për dërgesat e armëve evropiane në Kinë, Iran, Siri, Mianmar, Sudan, Uzbekistan dhe Bjellorusi. Të gjitha këto vende janë partnere të përhershme të Rusisë në sferën e bashkëpunimit tekniko-ushtarak. Është krejtësisht e qartë se Brukseli po përpiqet të aplikojë mekanizmat e punës së Kodit të vet edhe në bazën e Traktatit Ndërkombëtar të Tregtisë së Armëve.

Rusia edhe pa ekzistencën e Traktatit Ndërkombëtar realizon një kontroll të rreptë shumënivelësh ndaj eksportit të armëve e saj jo vetëm para se të dërgohen ato jashtë vendit, por edhe pas marrjes së armëve nga blerësi. Në të njëjtën kohë Rusia respekton në mënyrë skrupuloze kufizimet ekzistuese në furnizimin e armëve shteteve, të cilat përfshihen në veprimin e embargos ndërkombëtare të armëve.

0Kështu që të gjitha akuzat në adresë të Rusisë, se ajo përbën rrezik "kërcënues për Traktatin e Tregtisë së Armëve" dhe përmbajtja aktuale e diskutimeve rreth këtij Traktati, nuk janë gjë tjetër veçse lojra publike të baronëve prodhues të armëve me opinionin publik.