Sistemet e mbrojtjes antiraket “Patriot”, të cilat Turqia ia kërkoi NATO-s për të mbrojtur kufirin 900 kilometërsh të vendit me Sirinë, mund të sillen në Turqi brenda 15 ditëve, njoftuan ditën e enjte mediat lokale.

0Turqia - anëtare e NATO-s - ditën e mërkurë u drejtua zyrtarisht në aleancë me kërkesën t’i dhënë asaj sistemet e mbrojtjes antiraket “Patriot”. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen njoftoi se kërkesa e Ankarasë do të shqyrtohet menjëherë. Sasia e sistemeve të mbrojtjes antiraket që kërkoi Turqia nuk bëhet e ditur.