Shërbimet speciale të Sudanit njoftuan për faktin se ata mundën të zbulojnë dhe të neutralizojnë komplotin e ushtarakëve dhe të opozitës, i cili përbënte kërcënim për sigurinë kombëtare. Si të dyshuar për përfshirje në përgatitjen e grushtit të shtetit u arrestuan disa ushtarakë dhe qytetarë civilë.

0Presidenti i Sudanit Omar al-Bashir, i cili qëndron në këtë post që prej vitit 1989, erdhi në pushtet si rezultat i një grushti shteti ushtarak. Pas ndarjes së Sudanit të Jugut në verën e vitit 2011, ekonomia e Sudanit rezultoi të ishte në krizë për shkak të humbjes së pjesës më të madhe të vendburimeve të naftës.