Rebelët sirianë deklarojnë mbi zaptimin prej tyre të rajonit me rëndësi strategjike të prodhimit të naftës në lindje të vendit, që ndodhet në afërsi të kufirit me Irakun.

Burimet në udhëheqjen e rebelëve njoftojnë se ata arritën të marrin nën kontroll fortesën e fundit të qeverisë - qytetin Mayadin - në provincën Deir ez-Zor.

Sipas fjalëve të tyre, qyteti u dorëzua pas një rrethimi të gjatë.

Ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar të këtij informacioni nga autoritetet siriane.