Studiuesit amerikanë konfirmuan se pas lindjes së një djali në qelizat e trurit të femrës mund të shfaqen qeliza me ADN mashkulli.

Gjatë shtatzënisë qelizat fetale mund të depërtojnë në trupin e nënës, kurse qelizat e nënës në trupin e fetusit. Ky fenomen quhet microchimerism. Kohët e fundit shkencëtarët amerikanë zbuluan se qelizat fetale jo vetëm që depërtojnë në trupin e nënës, por arrijnë deri në tru dhe madje mund të pozicionohen atje për tërë jetën.

Rezultatet e përftuara dëshmojnë për lidhjen e mundshme të qelizave fetale me sëmundjen e Alzheimer-it. Megjithatë, për të konfirmuar hipotezën në fjalë nevojiten kërkime të mëtejshme.