Në rajonin e Gjirit Persik, për herë të parë që nga dhjetori i vitit 2010, për dy muaj do të ndodhet vetëm një aeroplanmbajtëse SHBA-së, dhe jo dy, si zakonisht. Për këtë njoftuan të mërkurën përfaqësuesit e Forcave Ushtarake Detare të Shteteve të Bashkuara.

0U morr vendimi që në dhjetor të kthehet "Dwight Eisenhower" në vendin e dislokimit të vet të përhershëm, në bazën Norfolk (shteti Virxhinia), me qëllim që të ndërrohet në kuvertën e kësaj aeroplanmbajtëse shtresa mbuluese e pistës së fluturimit dhe të niset më pas ajo përsëri për shërbim në zonën e Gjirit Persik në shkurt për një periudhë katër mujore. Në dhjetor dhe janar në këtë rajon do të mbetet vetëm një aeroplanmbajtëse amerikane - "John Stennis", megjithëse në shoqërimin e luftanijeve të tjera.