Ish-lideri i organizatës terroriste ndërkombëtare “Al-Qaeda” Osama bin Laden nuk është djegur, për në banesën e tij të fundit atë e përcollën në përputhje me traditat myslimane, njoftohet në dokumentet e përfaqësuesve të komandës së Forcave Ushtarake Detare të SHBA-ve.

0"Trupi i të ndjerit u la dhe u mbështoll me çarçaf të bardhë... Një oficer lexoi tekstin e përgatitur të ritualit, i cili u përkthye më pas në gjuhën arabe... Kur u shqiptuan fjalët, trupi ndodhej në një dërrasë dhe... ai shkau në det", - thuhet në një nga letrat e zyrtarëve të lartë të Forcave Ushtarake Detare amerikane, të cilat para se t’u jepeshin gazetarëve kaluan një censurë të rreptë ushtarake.