Me hyrjen në fuqi të armëpushimit midis Izraelit dhe “Hamas-it” qindra palestinezë në Rripin e Gazës dolën në rrugë duke e konsideruar këtë ngjarje si fitore të forcave të rezistencës. Kudo dëgjohen të shtëna në ajër, shpërthejnë fishekzjarre. Shoferët e makinave as që përpiqen të kalojnë bllokimet e trafikut nga njerëzit, duke ndarë gëzimin me audiencën.

0Një atmosferë e ngjashme mbizotëron edhe në një sërë qytetesh në Bregun Perëndimor të lumit Jordan, ku palestinezët gëzojnë duke shprehur solidaritetin e tyre me banorët e Rripit të Gazës.