Palestina, në rastin e marrjes së statusit të vëzhguesit në OKB, do të apelojë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për të ndëshkuar përgjegjësit e operacionit "Shtylla e mbrojtjes", të zhvilluar në territoret palestineze. Kjo u deklarua të enjten nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës Çlirimtare të Palestinës Rafat Saleh.

Kreu i Administratës Kombëtare Palestineze (AKP) Mahmoud Abbas më 29 nëntor do t’i drejtohet me një kërkesë OKB-së për t’i dhënë AKP-së statusin e shtetit-vëzhgues në të.