Administrata e burgut Ila, në të cilin po vuan dënimin terroristi norvegjez, plotësoi disa kërkesa të Breivikut. Tani ai ka një raft për librat, rroba për t’u ndërruar dhe së shpejti do të ketë edhe një audio-player.

Lista e të gjitha ankesave të Breivikut, i cili iu drejtua me një kërkesë Drejtorisë së institucioneve të riedukimit të vendit, përmbante 27 faqe.

Ndër të tjera vrasësi, në ndërgjegjen e të cilit janë 77 jetë të marra njerëzish, u ankua për kafenë e ftohtë, mungesën e gjalpit të bukës, të kremit hidratues për lëkurën, të ftohtin dhe mungesën e komunikimit. Procedurën e përditshme të kontrollit, gjatë së cilës ai është i detyruar të zhvishet lakuriq, terroristi e ka quajtur çnjerëzore.