Në fillim të nëntorit Sonda e Marsit “Orbiter” regjistroi një stuhi pluhuri në hemisferën jugore të Planetit të Kuq, njoftoi të enjten NASA.

Stuhia nuk përbën kërcënim për robotët që punojnë në planet. "Në të njëjtën kohë në hemisferën tjetër Mars rover "Curiosity" ka regjistruar ndryshimet e presionit atmosferik dhe temperaturës gjatë natës", - njofton agjencia hapësinore.

Studiuesit e NASA-s duan të marrin më shumë informacion në lidhje me stuhitë e pluhurit në Planetin e Kuq, veçanërisht ata i intereson fakti pse disa prej tyre kthehen në superstuhi që mbulojnë tërë planetin.