Dega pakistaneze e lëvizjes islamike “Taleban” kërcënoi të hakmerret ndaj Indisë për ekzekutimin e terroristit të Mumbait Mohammed Kasab. Për këtë njoftoi ditën e enjte, më 22 nëntor, përfaqësuesi i talebanëve Ehsanulla Ehsan.

0Ehsanulla Ehsan deklaroi se talebanët kanë ndërmend të kryejnë akte terroriste në objektet që i përkasin Indisë. Ai gjithashtu njoftoi se talebanët kërkojnë që trupi i Mohammed Kasab t’u dorëzohet atyre ose familjes së tij. Në rast të kundërt, sipas fjalëve të Ehsanullah Ehsan, islamikët do të vrasin qytetarë indianë dhe do të refuzojnë t’ua japin trupat e tyre të afërmve.