Rreth 50 njerëz morrën lëndime të shkallëve të ndryshme si rezultat i përplasjes së dy trenave në metronë e qytetit Busan të Koresë së Jugut.

0Sipas të dhënave paraprake, treni, në të cilin ndodheshin më shumë se 100 persona, u ndal në tunel për shkak të një difekti teknik. Për tërheqjen e trenit të dëmtuar deri në stacionin tjetër, në mënyrë që të nxirreshin pasagjerët nga vagonat, në tunel u dërgua një tren i zbrazët. Megjithatë, për arsye ende të panjohura, shoferi i trenit të dytë nuk mundi të frenojë dot në kohë dhe u përplas me trenin e dëmtuar. Detaje të tjera të incidentit nuk janë bërë ende të ditura.