Përfaqësuesi i komandës ushtarake të Koresë së Veriut mbajti një fjalim ditën e enjte me kërcënime për një sulm të ri mbi ishullin Enphendo të Koresë së Jugut në Detin e Verdhë, në lidhje me ceremonitë e planifikuara të Koresë së Jugut në kujtim të të vrarëve në këtë ishull si rezultat i sulmit të artilerisë koreanoveriore mbi ishullin në fjalë në vitin 2010.

0Më 23 nëntor të vitit 2010 artileria koreanoveriore sulmoi ishullin koreanojugor. Koreja e Veriut i motivoi veprimet e saj me faktin se qitjet stërvitore të zhvilluara në këtë rajon nga ana e Koresë së Jugut kërcënuan sigurinë e Koresë së Veriut. Si rezultat, në Enphendo u vranë dy ushtarakë koreanojugorë dhe dy banorë paqësorë.