Pavarësisht nga çdo ndryshim në botë, apo në Rusi dhe Kinë, kursi i Kinës për zhvillimin e marrëdhënieve kinezo-ruse mbetet i pandryshuar, deklaroi Kryetari i shtetit Hu Jintao ditën e mërkurë në një takim me Ministrin e Mbrojtjes të Rusisë Sergei Shoigu.

Hu Jintao theksoi se Kongresi i XVIII-të i Partisë Komuniste të Kinës (PKK), i mbajtur në nëntor në Pekin, "hapi mundësi të reja për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të partneritetit strategjik dhe ndërveprimit midis Kinës dhe Rusisë".

0Në Kongresin e PKK-së Hu Jintao i dorëzoi postin e liderit Xi Jinping, po këtij, ashtu siç pritet, ai do t’i transferojë edhe postin e Presidentit të Kinës në pranverë të vitit 2013 në seancën e Kongresit mbarëkombëtar të Përfaqësuesve të Popullit.