Një burrë i armatosur me thikë, i cili morri peng disa persona sot në një qytet të vogël në qendër të Japonisë, kërkon dorëheqjen e Kryeministrit të vendit Yoshihiko Noda. Krimineli po mban peng një klient dhe katër punonjës të një banke. Nuk ka asnjë informacion për të plagosur.

Javën e kaluar Kryeministri i Japonisë shpërndau parlamentin dhe caktoi zgjedhjet e parakohshme më 16 dhjetor. Sipas sondazheve, në zgjedhjet e ardhshme shumicën e votave do t’a marrë Partia Liberal Demokratike e opozitës. Pritet që lideri konservator i kësaj partie Shinzo Abe të marrë postin e kryeministrit.