Në Ushtrinë e mbrojtjes së Izraelit kanë filluar përgatitjet për çmobilizimin e 57.000 ushtarëve të thirrur nën armë për të marrë pjesë në operacionin kundër militantëve të lëvizjes islamike "Hamas" në Rripin e Gazës. Kjo u njoftua të enjten më 22 nëntor nga një përfaqësues i ushtrisë izraelite. Është planifikuar që rezervistët të mund të kthehen në shtëpi në fund të kësaj jave.

Më 16 nëntor Qeveria izraelite dha leje për mobilizimin e 75.000 rezervistëve për përfshirje në operacionin "Shtylla e mbrojtjes" të drejtuar kundër objekteve ushtarake të "Hamas-it" dhe udhëheqësve të kësaj organizate.