Ushtria izraelite ndaloi të gjitha veprimet luftarake në Rripin e Gazës në përgjigje të realizimit në jetë të vendimit të udhëheqjes politike të vendit, e cila ka rënë dakord për vendosjen e armëpushimit pas një jave shkëmbimi goditjesh me militantët palestinezë.

0"Ushtria tani nuk vepron më në Rripin e Gazës. Ajo i ndërpreu të gjitha veprimet luftarake duke filluar që nga ora 21.00 (23.00 sipas orës së Moskës), - tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite. Ai vuri në dukje se nga ana e militantëve palestinezë pas orës së bashkërenditur të fillimit të armëpushimit u lëshuan disa raketa. "Lëshime të tilla raketash ka patur dhe ato vazhdojnë ende. Por ne nuk po i përgjigjemi atyre".