Rusia përshëndet nënshkrimin e marrëveshjes mbi armëpushimin mes Izraelit e Palestinës dhe vë në dukje se është i nevojshëm mundësimi i paqes në Izrael dhe zhvillimi paqësor në territorin e Rripit të Gazës, deklaroi në një konferencë për shtyp përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Aleksandër Llukasheviç.

0Aleksandër Llukasheviç vuri gjithashtu në dukje se Moska bën thirrje për zhvillimin e menjëhershëm të një takimi "të kuartetit" të ndërmjetësuesve ndërkombëtarë për Lindjen e Mesme në nivelin e Ministrave të Jashtëm për të diskutuar situatën në Rripin e Gazës.