Organizata Çlirimtare e Palestinës (OÇP) e mirëpriti arritjen e marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe fraksioneve palestineze në Rripin e Gazës, por nga ana tjetër e cilëson konfliktin e ndodhur si një përgatitje të mundshme të dhënies së goditjes mbi Iranin, deklaroi të enjten në një konferencë për shtyp anëtari i Komitetit Ekzekutiv të OÇP-së Rafat Saleh.

Ai beson se Izraeli në këtë mënyrë po godet aleatët e Teheranit, duke e kuptuar fort mirë se tani për tani nuk ka forca të mjaftueshme për të sulmuar Iranin. Sipas fjalëve të përfaqësuesit të OÇP-së, konflikti në Rripin e Gazës ishte gjithashtu i lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Izrael si dhe me apelin e Mahmoud Abbas drejtuar OKB-së, të planifikuar më 29 nëntor me kërkësën për t’i dhënë Administratës Kombëtare të Palestinës statusin e vëzhguesit në këtë organizatë.