Sipas raportit të përvitshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, të publikuar të enjten në Paris, furnizimet me armë përtej kufirit i kanë sjellë thesarit të Francës 6,5 miliardë euro në vitin 2011, çka përbën 27% më shumë se gjatë vitit të kaluar. Ministri i Mbrojtjes Jean-Yves Le Drian, duke folur në një seancë në Asamblenë Kombëtare, tha se Franca "mbetet në pesëshen e eksportuesve kryesorë në botë".

Në fund të vitit të kaluar porositësit më të mëdhenj të armëve franceze ishin vendet e Azisë, të cilat përbënin 42% të eksporteve.