Ish-Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy u thirr për t'u marrë në pyetje në gjykatën e qytetit Bordo në lidhje me çështjen e financimit të paligjshëm të fushatës së tij parazgjedhore në vitin 2007. Nicolas Sarkozy akuzohet për marrjen e paligjshme të 150 mijë eurove me para dore nga trashëgimtarja e kompanisë “L'Oreal” Liliane Bettencourt.

0Sipas ligjit francez, donacionet individuale në fushatat zgjedhore nuk duhet të tejkalojnë vlerën 4.6 mijë euro. Më parë, ish-financieri i Liliane Bettencourt njoftoi se paratë nga pronarja e “L'Oreal” i tërhoqi në vitin 2007 bashkëpunëtori i Nicolas Sarkozy Eric Woerth, i cili merrej me çështjet financiare të fushatës parazgjedhore. Nicolas Sarkozy dhe Eric Woerth i mohojnë të gjitha këto akuza.