Shtatë vende të BE-së janë të gatshme të vënë veton ndaj buxhetit 7-vjeçar të unifikuar të BE-së, në qoftë se ai nuk do të plotësojë kërkesat e tyre. Kjo u bë e ditur në margjinat e Samitit të jashtëzakonshëm të buxhetit të BE-së që ka filluar në Bruksel. Pritet që në këtë samit krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së të miratojnë buxhetin e përgjithshëm të Bashkimit Europian për vitet 2014 - 2020 si dhe strukturën e tij.

0Midis vendeve që kërcënojnë të vendosin veton në korridoret e samitit përmenden Mbretëria e Bashkuar, Austria, Suedia, Danimarka, Letonia, Rumania dhe Italia