Drejtor i Përgjithshëm i BBC u bë Tony Hall, i cili më parë drejtonte shërbimin e edicionit të lajmeve të korporatës, njoftoi të enjten Korporata e transmetimeve televizive dhe radiofonike.

Ky emërim ndodhi menjëherë pas dorëheqjes së George Entwistle, i cili e drejtoi BBC për 54 ditë.

G. Entwistle pak kohë më parë dha dorëheqjen nga posti i tij pas skandalit rreth reportazhit mbi pedofilinë, të transmetuar në programin Newsnight, thuhet në njoftim.