Shkencëtarët australianë nga Universiteti i Flindersit zhvilluan një palë syze speciale të teknologjisë LED, të cilat ndihmojnë për të ruajtur energjinë dhe për të luftuar me çrregullimet e gjumit. Syzet, të quajtura “Re-Timer”, lëshojnë një dritë të gjelbër, të butë dhe të padëmshme për sytë, e cila perceptohet nga truri si dritë diellore. Si rezultat, ndodh një "mashtrim" i llojit të vet të orëve të brendshme (biologjike) të njeriut.

0Për nga forma e vet syzet “Re Timer” të kujtojnë maskën për “scuba”. Ato mund të vishen së bashku me syzet normale. Puna mbi syzet mrekulli u realizua për gati një çerek shekulli. Sipas mendimit të shkencëtarëve, ato do të ndihmojnë njerëzit që jetojnë në gjerësitë e larta gjeografike si dhe do të shndërrohen në një ndihmë të madhe për udhëtarët.