Të enjten në Paris, nëpërmjet një votimi të fshehtë të vendeve anëtare të Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave, kryeqyteti i Kazakistanit Astana u zgjodh si vendi i zhvillimit të ekspozitës ndërkombëtare Expo 2017.

"103 vota! Ne kemi fituar!!!!!!!!!!!" - thuhet në llogarinë në Twitter të Komitetit hartues të ofertës për Expo 2017 të Astana-së.

Oferta e Astana-së për të pritur Expo 2017 është paraqitur më 10 qershor të vitit 2011. Së bashku me Astana-në për zhvillimin e Expo 2017 pretendonte edhe Liege-i belg.