Rusia në kushtet e krizës ia doli të sigurojë stabilitetin falë politikës konservatore fiskale dhe standarteve strikte që rregullojnë sistemin bankar. Kjo u deklarua në një intervistë për "Zërin e Rusisë" nga Zv. Kryeministri Arkadi Dvorkoviç.

Sipas Zëvendëskryeministrit Rusia po mban ritme të mira të rritjes ekonomike - rreth 4% në vit, çka mundëson "rritjen e kërkesës për valutën tonë - rublën". "Detyra kryesore në të ardhmen është të bëjmë që valuta ruse të bëhet tërheqëse jo vetëm për ata që jetojnë në Rusi, por edhe për investitorët ndërkombëtarë", - tha Dvorkoviç.