Raketëmbajtësja "Proton-M" me bllokun e vrullit "Briz-M" dhe satelitin amerikan të komunikimit “EchoStar-16” startoi sot nga kozmodromi “Bajkonur”, njoftoi zëdhënësi i Agjencisë Federale Kozmike të Rusisë “Roskozmos”.

"Lëshimi i saj u realizua më 22.31 sipas orës së Moskës. Ndarja e modulit të aparatit kozmik nga blloku i marrjes së vrullit (faza e sipërme e raketëmbajtëses) "Briz-M" është planifikuar për datën 21 nëntor më 7.43 sipas orës së Moskës", - njoftoi burimi.

0Kontrata për lëshimin e këtij sateliti me shfrytëzimin e raketëmbajtëses "Proton-M" u lidh nga Operatori satelitor american EchoStar dhe sipërmarrja International Launch Services Inc.