0"Përgjuesi" i ri ka disa opsione pune. Punonjësi operativ mund të dëgjojë përkthimin sinkronik të komunikimit në regjim të kohës reale, por mund të aplikojë edhe regjistrimin e bashkëbisedimit telefonik për arkivim. Sistemi i dallon vetë bisedat e zakonshme, rastësore nga ujditë konspirative për furnizimin e narkotikëve dhe i jep sinjal shërbimit policor të antidrogës.

Në momentet aktuale "Qendra e Teknologjive Verbale (të të folurit)" në Shën Petersburg me porosi të “Gosnarkokontrol-it” po i pajis këto aparate me përkthyes të gjuhëve taxhike, uzbeke, kirgize, azerbajxhanase, lituaneze dhe rome. Dhe, duhet thënë, se përzgjedhja e gjuhëve nuk është aspak e rastësishtme, vë në dukje ekspert i Institutit të Demografisë dhe Migrimit Juri Krupnov:

- I ashtuquajturi itinerar verior i kontrabandës së drogës nga Afganistani në Rusi është kryesori. Ai kalon nëpër territoret e shteteve, gjuhët e të cilëve janë marrë parasysh gjatë zhvillimit të këtyre pajisjeve. Ç’është për të ardhur keq, ekziston njëfarë ngjyrimi i caktuar etnik i narkotrafikut dhe industrisë së drogës.

Sipas të dhënave të operativëve, njerëzit nga Azia Qendrore sjellin në Rusi mbi 90% të heroinës dhe opiumit afgan. Ndërkohë ata bashkëpunojnë mjaft aktivisht me grupet kriminale të Azerbajxhanit. Më shpesh në rolin e shpërndarësve të drogës dalin përfaqësuesit e etnosit rom (ciganët). Drogat sintetike vijnë në Rusi kryesisht nga vendet pranëballtike. Pavarësisht faktit se shumica e trafikantëve të drogës, që zhvillojnë aktivitetin e tyre në Rusi, e dinë mirë rusishten, brenda përbrenda grupeve etnike ata komunikojnë në gjuhën e tyre amtare, të pakuptueshme për pjesën më të madhe të rusëve. Kështu që, pa mbështetjen teknike shërbimi policor i antidrogës nuk mund të bëjë dot, tha anëtari i Këshillit rus për Politikë të Jashtme dhe të Mbrojtjes Aleksandër Mihaillov:

- Për shembull, ekspertë për gjuhën rome pothuajse nuk ka fare. Sepse ajo nuk mësohet në institucionet arsimore. Ndërsa romët janë sot një medium i fuqishëm për përhapjen e drogës. Tranzicioni në teknologjitë e reja është i nevojshëm. Për më tepër se pajisja e sipërpërmendur për njohjen e gjuhëve punon në mënyrë shumë më operative se sa përkthyesi i gjallë (live). Unë mendoj se pajisje të tilla janë të domosdoshme për çdo shërbim special.

0Me një aparat të tillë Shërbimi Federal rus për ushtrimin e kontrollit ndaj trafikimit të drogës “Gosnarkokontrol” u pajis më shumë se katër vjet më parë. Gjatë kësaj periudhe kohore me ndihmën e pajisjes "Etnos" janë bërë rreth 400 ekspertiza fonoskopike (phonoscope) në gjuhë të ndryshme. Këto të dhëna janë përdorur me shumë sukses gjatë proceseve gjyqësore, falë të cilave është arritur të provohet fajësia e më tepër se 100 trafikantëve të drogës.