Diamanti i përkryer, fantastik me ngjyrë blu të errët, që peshon 10,48 karat, u shit në ankandin e Magnificent Jewels të shtëpisë Sotheby’s në Gjenevë për 10.86 milionë dollarë.

Siç thekson Diamond World News Service, kjo shumë në të njëjtën kohë vendosi një çmim rekord për diamantët blu (1.04 $ për karat) dhe për diamantët me formë briolette (një nga format më të vjetra të prerjes së diamantëve që ngjason me një pikë uji ose pikë loti). Në këtë rast çmimet variojnë mes 3.5 milionë dollarëve dhe 4.5 milonë dollarëve.

Në total Sotheby’s përfitoi 81,09 milionë dollarë në fund të ankandit Magnificient Jewels.