Nëse do të ruhen tendencat aktuale demografike çdo fëmijë i tretë, që do të lindë në planet deri në vitin 2050, do të jetë afrikan. Ky parashikim figuron në përmbajtjen e një raporti të Fondacionit të Fëmijëve të OKB-së (UNICEF).

Autorët e raportit vënë gjithashtu në dukje se në vendet me të ardhura të larta rritet vetëm popullsia amerikane.

Ky trend, mendojnë ekspertët e UNICEF-it, do të shndërrohet në "një sfidë kryesore", e cila mund të bëjë të pamundur arritjen e qëllimeve të vendosura nga komuniteti botëror për minimizimin e varfërisë në Afrikë.

0Sipas të dhënave të UNICEF-it, në 49 vendet më pak të zhvilluara të botës, në periudhën nga viti 2010 deri në vitin 2025, do të ketë 455 milionë lindje nga 4 miliardë lindje gjithsej në mbarë botën.