Sot ky vullkan, që ndodhet rreth 280 kilometra në jug të Auckland, filloi të vjellë gurë të nxehtë dhe hi. Mbi kraterin e tij u ngrit një shtyllë e zezë tymi me lartësi rreth 2 kilometra.

0Në vitet e fundit vullkani qe bërë një destinacion mjaft popullor turistik, pasi pikërisht atje është xhiruar trilogjia e famshme kinematografike "Zoti i unazave" (“Lord of the Rings”). Shpëtuesit kanë evakuuar tashmë nga zona e rrezikshme rreth 50 turistë. Erupsioni i vullkanit Tongariro në vitin 1896 zgjati plot 11 muaj.