Presidenti Vladimir Putin kërkon rritjen e cilësisë së diplomacisë ekonomike për mbrojtjen e interesave të Rusisë në lidhje me anëtarësimin e saj në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT).

Kryetari i shtetit riafirmoi synimin e Rusisë për integrimin e saj në ekonominë botërore. "Ne jemi në bisedime për t'u anëtarësuar në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Presin që së shpejti të bëhemi anëtarë të plotë të saj", - tha Presidenti Putin.

Vladimir Putin nënvizoi se realizimi i përfitimeve nga anëtarësimi në OBT do të jetë i mundur vetëm nëpërmjet politikave efektive dhe në këtë rast bëhet fjalë për promovimin aktiv të prodhimit vendas në tregjet botërore.