SHBA-të njoftuan mbi shpalljen në kërkim mbarëkombëtar të autorëve të masakrës së delfinëve. Gjatë këtij viti në bregdetin e shteteve jugore të vendit u gjetën trupat e gjymtuar të gjitarëve detare, të cilët janë shumë miqësorë në marrëdhënie me njeriun.

Bëhet fjalë për të paktën gjashtë delfinë të vrarë në ujrat e Gjirit të Meksikës, trupat e gjymtuar të të cilëve u hodhën nga deti në brigjet e Luizianas, Misisipit dhe Alabamës.

0Fondacioni amerikan për mbrojtjen e kafshëve caktoi një shpërblim prej 5 mijë dollarësh për informacionin që do të ndihmojë organet e zbatimit të ligjit të bien në gjurmët e kriminelëve.