Rusia i kërkon Francës të pezullojë përkohësisht shqyrtimin e çështjes së lejes së ndërtimit të Qendrës shpirtërore dhe kulturore orthodhokse ruse në Paris në mënyrë që projekti të përgatitet në përputhje me kërkesat specifike, thuhet në njoftimin e Administratës së Presidentit rus.

Administrata e Presidentit të Rusisë, e cila mbikëqyr projektin, shpjegoi se gjatë procesit të punës u qartësuan disa detaje, të cilat kërkojnë një miratim shtesë. Kjo ka sjellë edhe kërkesën për një shtyrje të shqyrtimit të çështjes së Qendrës orthodhokse.