Kompania më e madhe ruse e naftës SH. A. "NK Rosneft " ka rënë dakord për blerjen e 100% të TNK-BP. Përveç blerjes së 50% të aksioneve në pronësi të britanikes BP, " Rosneft " synon të blejë edhe 50% të TNK-BP konsorciumit rus AAR. BP e shet pjesën dhe 12,84% të aksioneve të saj në TNK-BP "Rosneft-it" për 17.1 miliardë dollarë, ndërsa AAR për shumën e 28 miliardë dollarëve.

"Të gjitha direktivat në lidhje me këto transaksione janë miratuar nga qeveria", - tha Zv. Kryeministri i Qeverisë ruse Arkadi Dvorkoviç.