Irani, Egjipti dhe organizata libaneze "Hezbollah" mund ta zhdukin Izraelin me përpjekje të përbashkëta. Këtë opinion shprehu njëri prej liderëve të partisë udhëheqëse egjiptiane "Vëllazëria Myslimane".

Deklarata analogjike tingëllojnë edhe në Iran, ku operacionin e ushtrisë së shtetit të Izraelit "Shtylla e mbrojtjes" në Rripin e Gazës e quajnë "një akt agresioni barbar kundër popullit të shtypur palestinez", ndërsa Izraelin vetë e cilësojnë si "regjim të barbarëve dhe uzurpuesve".

0Në prag, Sekretari i Përgjithshëm i lëvizjes libaneze "Hezbollah, Sheiku Hassan Nasrallah, u bëri thirrje vendeve arabe të hapin kufijtë e tyre dhe t'u dërgojnë armë banorëve të enklavës në mënyrë që ata të mund të mbrojnë veten nga "intervencioni izraelit".